Seul, zhvillohet Forumi i Diplomacisë Publike Kinë-Kore e Jugut-Japoni 2018

2018-10-19 11:58:25 CRI Komenti juaj Printoni

 

Të enjten u zhvillua në Seul të Koresë së Jugut Forumi i Diplomacisë Publike Kinë-Kore e Jugut-Japoni 2018. Forumi kishte si temë forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe të miqësisë nëpërmjet shkëmbimeve mes pushteteve vendore e të rinjve dhe dialogut midis mediave, si edhe paqen e zhvillimin në rajonin e Azisë Verilindore.

Ish-anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës Dai Bingguo, ish-ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë i Koresë së Jugut Kim Sung-hwan dhe senatori i Partisë Liberaldemokrate të Japonisë Matsukawa Rui kryesuan delegacionet e të tre vende përkatëse që morën pjesë në këtë forum.

Ish-anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës Dai Bingguo u shpreh se sivjet është 40-vjetori i Reformës dhe Hapjes së Kinës. Reforma dhe Hapja e kanë çuar Kinën në rrugën e zhvillimit të shpejtë. Një Kinë më e hapur dhe më e zhvilluar do të thotë mundësi më e madhe për bashkëpunimin Kinë-Kore e Jugut-Japoni dhe zhvillimin e Azisë Verilindore.

Ish-ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë i Koresë së Jugut Kim Sung-hwan tha se, ndonëse marrëdhëniet mes të tre vendeve kanë pasur luhatje, prirja e forcimit të bashkëpunimit mes të tre vendeve ka mbetur e pandryshuar. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore