Li Keqiang-u zhvillon bisedime me homologun e tij belg Charles Michel

2018-10-18 10:41:25 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të mërkurën paradite në Pallatin "Egmont" të Brukselit me homologun e tij belg Charles Michel.

Li Keqiang-u u shpreh gjatë takimit se tani marrëdhëniet kino-belge po ruajnë prirjen e mirë të zhvillimit. Pala kineze mirëpret investimet e kompanive belge në Kinë dhe do t'i trajtojë kompanitë e huaja si ato vendëse, duke krijuar një mjedis më të mirë biznesi. Kina dëshiron të importojë më shumë produkte bujqësore me cilësi të lartë, të cilat përputhen me kërkesat e tregut kinez, dhe është e gatshme të ofrojë më shumë kushte lehtësuese për bashkëpunimin ekonomik-tregtare kino-belg.

Michel u shpreh nga ana e tij se pala belge dëshiron të ndërthurë strategjitë e ndërlidhshmërisë të BE-së me nismën kineze "Një brez, një rrugë" dhe të përkrahë kompanitë belge të investojnë në Kinë. Belgjika është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fushat ekonomike-tregtare, bujqësore, shkencore, të energjisë bërthamore, hapësinore etj., dhe të zgjerojë bashkëpunimin në tregjet e palëve të treta në Azi dhe Afrikë, për të realizuar më shumë përfitime të përbashkëta. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore