Kinë, rriten investimet jashtë vendit

2018-10-17 20:03:05 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi të mërkurën se në nëntë muajt e parë të këtij viti, investimet kineze jashtë vendit kanë patur zhvillim të qëndrueshëm. Gjatë kësaj periudhe, investitorët kinezë kanë investuar 82 miliardë dollarë amerikanë në botë, shifër kjo 5.1% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa, ndërmarrjet kineze kanë shtuar 12.3% investime në vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë".

Lidhur me situatën e investimeve në tre tremujorët e parë, z. Han Yong nga Departamenti i Bashkëpunimit Ekonomik dhe të Investimeve Jashtë Vendit të Ministrisë së Tregtisë u shpreh:

"Nga janari deri në shtator, ndërmarrjet kineze kanë realizuar 265 projekte të blerjes ndërkombëtare në 49 vende e rajone të botës. 43.4 miliardë dollarë amerikanë investime përfshijnë vendet si Singapor, Gjermani, Francë etj., në fushat e prodhimit, të transportit, të depozimit, të postës, të minierave etj.".

Ai shtoi se Kina do të shpejtojë edhe ndërtimin e zonave të tregtisë lirë jashtë vendit.

"Deri në shtatorin e sivjetshëm, kompanitë kineze kanë bashkëpunuar me 113 zona të tregtisë së lirë në 46 vende, me 36.6 miliardë dollarë amerikanë investime, duke paguar 3.08 miliardë dollarë amerikanë taksa për qeveritë vendore", tha ai.

Të dhënat tregojnë njëkohësisht se në nëntë muajt e fundit, investimet kineze jashtë vendit shkuan kryesisht tek sektorët si qiradhënie, shërbime tregtare, prodhim, miniera dhe shitje me shumicë.(Zhang Yan)

  

Mrekulli
Lajmet Kryesore