Turqia pret miratimin për kërkime në banesën e konsullit saudit

2018-10-17 19:50:57 CRI Komenti juaj Printoni

Turqia njoftoi se është në pritje të lejes përfundimtare nga Arabia Saudite për të bërë kërkime në banesën e konsullit të përgjithshëm saudit në Stamboll, si pjesë e një hetimi mbi gazetarin e zhdukur saudit Jamal Khashoggi.

Arabia Saudite ka "pranuar" kërkesën për kërkime në vendbanimin e zyrtarit, por ende nuk ka dhënë miratimin përfundimtar, tha ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu, duke folur të mërkurën për Agjencinë shtetërore "Anadolu".

Sapo të arrihet një konsensus i përbashkët, hapi tjetër do të jetë hetimi në vendbanimin e zyrtarit, tha ministri.

Soylu shtoi se Turqia do ta trajtojë çështjen në mënyrë transparente dhe të hapur ndaj botës, brenda masave ligjore.

Në kushtet e një hetimi në vazhdim të çështjes Khashoggi, Konsulli i Përgjithshëm i Arabisë Saudite, Mohammad al-Otaibi, la të hënën Turqinë për në Rijad.

Të hënën, një ekip hetimi nga Turqia bëri një kërkim prej nëntë orësh në ndërtesën e konsullatës ku gazetari saudit u pa për herë të fundit duke hyrë në 2 tetor. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore