Ambasadorja Jiang Yu në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Zonën Rurale

2018-10-17 11:18:09 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti shqiptar Ilir Meta vizitoi të hënën Shtëpinë e Artizanatit "Tradita Popullore" me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale. Në këtë veprimtari morën pjesë me ftesën e presidentit Meta edhe ambasadorja kineze Jiang Yu dhe ambasadore të tjera dhe të ngarkuara me punë në Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi punën që bëhet në këtë atelie për ruajtjen e traditës, trashëgimisë dhe të vlerave të Shqipërisë. Ai vuri në dukje se pushteti qendror dhe ai vendor duhet të mbështetin më tej punën e grave dhe të vajzave në zonat rurale. Në zonat malore të Shqipërisë ka pamje të bukura natyrore, u shpreh kreu i shtetit shqiptar, duke shtuar se "përveç peizazhit të paprekur, turistët duan jo vetëm ushqime tradicionale, por dhe të shijojnë pasuritë kulturore e folklorike të çdo zone". Kjo është shumë e rëndësishme për identitetin kombëtar, por edhe për zhvillimin e turizmit, theksoi z. Ilir Meta.

Gjatë vizitës, presidenti Meta dhe ambasadoret pjesëmarrëse vizituan punishten ku bëhen kostume tradicionale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore