Putini dekreton nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit strategjik me Egjiptin

2018-10-16 09:57:32 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nënshkroi të hënën një dekret mbi arritjen e një marrëveshjeje për partneritetin e gjithanshëm dhe bashkëpunimin strategjik me Egjiptin.

Dekreti me udhëzimet e presidentit Putin është paraqitur në uebsajtin e Kremlinit për njoftimet ligjore.

Nënshkrimi i dekretit u bë në fillim të vizitës treditore të presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi në Rusi.

El-Sisi do të mbajë bisedime me Putinin në qytetin turistik Sochi të Detit të Zi, lidhur me nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore