Koreja e Jugut dhe e Veriut, dakord për lidhjen e hekurudhës dhe rrugëve

2018-10-15 18:16:58 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut ranë dakord të hënën të mbajnë një ceremoni në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit për të modernizuar dhe lidhur hekurudhat dhe rrugët përgjatë kufirit ndërkorean.

Marrëveshja u arrit pas dialogut të nivelit të lartë mbajtur po atë ditë në Shtëpinë e Paqes, një ndërtesë në anën e Koresë së Jugut në fshatin armëpushimit Panmunjom, sipas një raporti nga mediat koreanojugore.

Përpara ceremonisë së përurimit, dy Koretë ranë dakord të bëjnë një studim mbi hekurudhat përgjatë korridorit perëndimor të Gadishullit Korean prej fundit të tetorit dhe hekurudhat përgjatë korridorit lindor prej fillimit të nëntorit.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in propozoi që vendet e Azisë Verilindore dhe ShBA-ja të krijojnë së bashku një të ashtuquajtur "Komuniteti i Rrugëve Hekurudhore i Azisë Lindore" për të lidhur hekurudhat përgjatë Azisë Verilindore nëpërmjet lidhjeve hekurudhore ndër-koreane.

Të dërguarit e lartë nga dy Koretë ranë gjithashtu dakord të mbajnë sa më parë një dialog të përgjithshëm në nivel ushtarak për të diskutuar mbi mënyrat që do i japin fund konfrontimit armiqësor pranë zonave kufitare si dhe mbi ngritjen e një komisioni të përbashkët ushtarak ndër-korean. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore