Gjermania mbështet IOM-n në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

2018-10-12 11:50:35 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel ritheksoi rëndësinë e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Një detyrë e rëndësishme e IOM-it është të reduktojë "emigracionin e paligjshëm dhe të krijojë një emigracion të organizuar dhe të ligjshëm", tha Merkel në takimin me drejtorin e ri të IOM-it Antonio Vitorino.

Shefja e qeverisë gjermane tha se jetët e refugjatëve duhen siguruar. Njëkohësisht, vendet e origjinës dhe vendet pritëse duhet të jenë të disponueshme për kontroll dhe regullim.

Dy palët iu referuan Konferencës së OKB-së mbi Emigracionin që do të mbahet në Marrakech në dhjetor, që do të adoptojë zyrtarisht Paktin e parë Global të Migracionit. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të menaxhohet nga IOM-i.

Prej shpërthimit të krizës së refugjatëve në vitin 2015, Gjermania ka zbatuar politika më të rrepta të emigracionit dhe ka bashkëpunuar me vende të tjera të BE-së dhe vendet afrikane për të përballuar emigracionin e paligjshëm. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore