Zonja e Parë e Kinës, mesazh urimi në ceremoninë e OKB-së për arsimimin e vajzave dhe grave

2018-10-12 10:31:13 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkëshortja e presidentit të Kinës Xi Jinping, Peng Liyuan, përcolli një mesazh urimi në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Tretë të UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave, që u mbajt të enjten në Paris.

Si e dërguar e posaçme e UNESCO-s për përparimin e Arsimimit të Vajzave dhe Grave, znj.Peng Liyuan përcolli urimet më të mira për laureatët e çmimit të këtij viti, Fondacionin Misr El Kheir i Egjiptit dhe Fondacionin Qendra e Grave të Xhamajkës.

Ajo tha se arsimi është një kauzë e madhe që fuqizon vajzat dhe gratë me të njëjtat mundësi për të arritur potencialet e tyre si djemtë dhe burrat.

Ajo vlerësoi gjithashtu dy fondacionet për angazhimin e tyre në promovimin e barazisë në arsim dhe në ndihmën që vajzat dhe gratë të përmbushin ëndrrat e tyre. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore