Ministria e Tregtisë:Zhvillimi i Kinës rrjedh nga reforma dhe hapja

2018-10-12 10:06:45 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Gao Feng

Ministria e Tregtisë e Kinës u shpreh se zhvillimi i vendit rrjedh nga përpjekjet e vazhdueshme të thellimit të reformës dhe hapjes. Komentet u bënë në përgjigje të vërejtjeve të cilat ia atribuan zhvillimin e Kinës investimeve nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i ministrisë Gao Feng tha se pas fillimit të reformës dhe hapjes në fund të viteve '70, Kina vijoi hapjen e tregut të saj ndaj botës bazuar në parimet e përfitimit dhe arritjeve reciproke.

"Që nga viti 1987 kur Kina nisi të mbante të dhëna për investimet e huaja, vendi ka shfrytëzuar akumulimin e kapitalit të huaj prej më shumë se 2 trilionë dollarësh amerikanë. Investimet nga ShBA-ja ishin gati 81.4 miliardë dollarë amerikanë, duke përbërë 4 për qind të totalit"

Gao shtoi se Kina nuk e mohon se investimet nga ShBA-ja i kanë shërbyer zhvillimit të Kinës, por zhvillimi i vendit mbështetet përfundimisht tek hapja dhe reforma si dhe tek përpjekjet e popullit kinez.

Zëdhënësi citoi përllogaritjet e FMN-së ku thuhet se prej vitit 2013, mesatarisht çdo vit, Kina ka kontribuuar mbi 30 për qind të rritjes së ekonomisë botërore.

Gao theksoi se Kina nuk do të kryejë kurrë veprime të agresionit ekonomik. Përkundrazi, shtoi ai, Kina është e gatshme të ndajë mundësitë e saj të zhvillimit, të ndërtojë një ekonomi botërore të hapur dhe të nxisë rritjen ekonomike globale me vendet e tjera.

Gao sugjeroi që ShBA-ja duhet të të jetë konstruktive në marrjen e masave efektive për të ruajtur zhvillimin e shëndoshë të bashkëpunimit Kinë-ShBA dhe të sigurojë një rimëkëmbje të ekonomisë globale. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore