Dy Koretë, takim të nivelit të lartë për zbatimin e Deklaratës së Phenianit

2018-10-12 16:26:33 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut ranë dakord të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë javën e ardhshme për të diskutuar mbi zbatimin e Deklaratës së Phenianit, të cilën udhëheqësit e të dy vendeve e nënshkruan në samitin e tyre muajin e kaluar, njoftoi të premten Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut.

Dialogu i nivelit të lartë do të mbahet më 15 tetor në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom. Delegacioni i Koresë së Jugut do të drejtohet nga ministri i Bashkimit Cho Myoung-gyon.

Gjatë bisedimeve, të dy palët do të diskutojnë mbi mënyrat për të zbatuar Deklaratën e Phenianit dhe do të përcaktojnë datat për dialogët e ardhshëm në nivel pune, tha Ministria e Bashkimit.

Sipas kësaj ministrie, qeveria koreanojugore do të përshpejtojë zbatimin e Deklaratës së Panmunjom-it e të Deklaratës së Phenianit, për t'i ngritur marrëdhëniet ndërkoreane në një nivel më të lartë, duke vazhduar përpjekjet për paqen dhe përparimin në Gadishullin Korean. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore