Kina po bën "kurthin e borxhit" apo "tortën e zhvillimit"?

2018-10-11 19:32:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, nënpresidenti amerikan Mike Pence mbajti një fjalim, ku bëri një sulm të gjithanshëm ndaj Kinës, duke e akuzuar që harxhon qindra miliarda dollarë në kreditimin e infrastrukturës në Azi, Afrikë, Evropë dhe Amerikën Latine, për t'u ngritur "kurthin e borxhit" disa vendeve në zhvillim. Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara do t'u ofrojnë disa vendeve një "zgjedhje" për të zëvendësuar Kinën.

Sri-Lanka është shembulli më i shpeshtë i përdorur kohëve të fundit nga mediat perëndimore rreth "kurthit të borxhit". Pence tha se Sri-Lanka "mori një borxh shumë të madh", me qëllim që "ndërmarrjet shtetërore kineze të ndërtonin një port me vlerë të dyshimtë komerciale" (portin Hambantota). Sipas Pence, Pekini duke shfrytëzuar këtë pretekst, ushtroi presion që ky port të dorëzohej drejtpërdrejt "në duart e kinezëve" dhe paralajmëroi se së shpejti ai mund të bëhet "bazë ushtarake pararojë" e marinës kineze.

Fakti është që, sipas statistikave të bankës qendrore të Sri-Lankës, kredia e dhënë nga Kina vitin e kaluar përbën vetëm rreth 10% të borxhit të jashtëm të Sri Lankës, 61.5% e të cilit është kredi në kushte preferenciale nën normën e tregut ndërkombëtar. Në këtë drejtim, kryeministri Ranil Wickremesinghe deklaroi publikisht se Sri-Lanka nuk po binte në "kurthin e borxhit" të Kinës. Sa për menaxhimin e portit Hambantota, marrëveshja e nënshkruar nga Kina dhe Sri-Lanka mbështetet mbi bazën e barazisë e të përfitimeve të ndërsjella dhe ka për qëllim ta kthejë këtë port në një qendër logjistike në Oqeanin Indian, si edhe të nxitë zhvillimin ekonomik të Sri-Lankës dhe ndërlidhshmërinë rajonale. Është vlerësuar se deri në vitin 2020, të ardhurat nga porti do të përbëjnë 40% të të ardhurave të qeverisë srilankeze dhe do të krijojnë 10 000 vende pune të drejtpërdrejta dhe më shumë se 60 000 vende pune jo të drejtpërdrejta. Përdoruesit srilankezë të internetit besojnë se ky projekt është "shumë i bukur" dhe "disa gjëra pozitive kanë ndodhur në vendin tonë".

Një plan i tillë biznesi me përfitime të ndërsjella është një "shitblerje" në sytë e Pence, i cili madje i ka dhënë ngjyrime ushtarake. Ky është një mendim hegjemonist tipik amerikan. Shtetet e Bashkuara kanë mbi 800 baza ushtarake në më shumë se 70 vende të botës dhe e kanë të vështirë ta shikojnë bashkëpunimin në fushën e biznesit midis vendeve të tjera me një sy normal.

Përveç Sri-Lankës, në Perëndim ka pasur spekulime se edhe Pakistani, Filipinet, Venezuela, Xhibuti, Guinea e Re Papua dhe disa vende të tjera kanë rënë në "kurthin e borxhit të Kinës". Këto vende kanë një tipar të përbashkët: ata janë të gatshme të bashkëpunojnë me Kinën në projektin "Një brez, një rrugë".

Mrekulli
Lajmet Kryesore