BMW-ja zgjat afatin e kontratës në Kinë

2018-10-11 19:31:24 CRI Komenti juaj Printoni
Kompania gjermane e prodhimit të makinave BMW njoftoi se do të zgjasë afatin e kontratës së ndërmarrjes së përbashkët të saj në Kinën Verilindore.

Si pjesë e planit, BMW-ja do të rrisë edhe investimet për zgjerimin e kapacitetit prodhues.

Kontrata u zgjat për 22 vjet, nga sivjet deri në vitin 2040.

Ndërkohë, Grupi BMW do të investojë më shumë se 3 miliardë euro në strukturat e reja dhe ato ekzistuese të uzinës së vet në Shenyang gjatë viteve të ardhshme.

Kompania gjithashtu synon të rrisë aksionet e saj në ndërmarrjen e përbashkët nga 50 në 75 për qind. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore