Kina ofron pajisje elektrike ndihmë për Sirinë

2018-10-11 19:30:42 CRI Komenti juaj Printoni
Një kontigjent pajisjesh elektrike, ndihme e Kinës për Sirinë, u dorëzua të dielën në qytetin-port Latakia të Sirisë Veriperëndimore.

Ma Xuliang, i ngarkuari i përkohshëm me punë i ambasadës kineze në Siri, tha në ceremoninë e dorëzimit se këto materiale ndihme do të luajnë rol në përmirësimin e jetesës së popullit sirian dhe të nivelit të shërbimeve publike. Ai tha se Kina shpreson të japë kontribut brenda mundësive të saj për procesin e rindërtimit në Siri.

Njoftohet se ky kontigjent materialesh ndihme përfshin transformatorë dhe kabllo. Ministri sirian i Energjisë Elektrike Nidal Qarmoushi tha se pajisjet elektrike të ndihmës janë shumë të rëndësishme për Sirinë dhe do të mbështesin procesin e rindërtimit të vendit.

Që nga shpërthimi i krizës siriane në vitin 2011, qeveria kineze ka ofruar ndihmë humanitare për Sirinë me anë të mjeteve dhe kanaleve të ndryshme. Ministria e Tregtisë e Kinës ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare, si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, për të zbatuar projekte humanitare në Siri dhe në vendet fqinje, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare dhe ushqimore për refugjatët dhe personat e zhvendosur.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore