Kryeministri kinez Li Keqiang mbërrin në Taxhikistan

2018-10-11 19:29:48 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten pasdite kryeministri kinez Li Keqiang mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Dushanbesë, i ftuar nga kryeministri i Taxhikistanit Kokhir Rasulzoda për të marrë pjesë në takimin e 17-të të Këshillit të Krerëve të Qeverive (Kryeministrave) të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe për të bërë një vizitë zyrtare në Taxhikistan.

Li tha se Kina dhe Taxhikistani janë vende fqinje që kanë një miqësi të ngushtë e besim të sinqertë, si edhe partnere bashkëpunimi me përfitime të ndërsjella. Në vitin 2017, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti taxhikistanas Emomali Rahmon nxitën bashkërisht ngritjen e marrëdhënieve Kinë-Taxhikistan në nivelin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik. Besimi i ndërsjellë politik mes dy vendeve ka vazhduar të thellohet dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme është zhvilluar më tej. "Unë pres që gjatë kësaj vizite të shkëmbej thellësisht mendime me udhëheqësit taxhikistanas mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit pragmatik në fusha të ndryshme," theksoi numri një i qeverisë kineze.

Gjatë vizitës së tij në Taxhikistan, Li Keqiang do të takohet me presidentin Emomali Rahmon dhe do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Kokhir Rasulzoda, do të zhvillojë një konferencë shtypi dhe do të jetë i pranishëm në nisjen e disa projekteve të bashkëpunimit dypalësh dhe nënshkrimin e dokumenteve përkatëse.

Mrekulli
Lajmet Kryesore