Dina Powell, zëvendësuese e mundshme e Nikki Haley-t si ambasadore e ShBA-së në OKB

2018-10-11 11:01:06 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se administrata e tij po shqyrton Dina Powell-in, ish-këshilltaren e tij të lartë, për një zëvendësim të mundshëm të zonjës Nikki Haley si ambasadore të ShBA-së në OKB, ndërkohë që ka në plan të bisedojë edhe me kandidatë të tjerë për këtë post.

Të martën, Trump tha se kishte një listë të shkurtër prej pesë kandidatësh për këtë post. Ai pritet të emërojë ambasadorin e ri brenda dy apo tre javësh.

Trump-i pranoi dorëheqjen e Haley-t të martën. Ajo do të vazhdojë ta mbajë postin deri në fund të vitit.

Trump dhe Nikki Haley

Powell u rikthye të punojë për "Goldman Sachs" si ekzekutive e lartë pasi përfundoi detyrën në Shtëpinë së Bardhë në fillim të këtij viti. Më parë ajo ka qenë pjesë e administratës së George W. Bush-it. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore