Theresa May siguron shtetasit e BE-së për qëndrimin postBrexit

2018-10-11 10:51:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May foli të mërkurën përpara një takimi të rëndësishëm të BE-së të javës së ardhshme në Bruksel. Ajo tha se po punon për arritjen e një marrëveshjeje me BE-në dhe i bëri thirrje Parlamentin të ngrihet mbi linjat partiake dhe ta mbështesë atë për interesin kombëtar.

Ajo ofroi më shumë siguri për shtetasit e BE-së në Britani për periudhën post-Brexit.

Udhëheqësit e BE-së thanë se nevojitet arritja e një përparimi të madh në samitin e javës së ardhshme për të siguruar finalizimin e një marrëveshje para largimit të Britanisë më 29 mars.

Kryenegociatori i BE-së për Brexit-in Michel Barnier u shpreh se propozimet e BE-së do ta ndihmonin Britaninë në menaxhimin e pasojave negative të Brexit-it në Irlandën e Veriut në një mënyrë që respekton integritetin territorial të Mbretërisë së Bashkuar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore