Mbreti i Norvegjisë do të vizitojë Kinën

2018-10-10 10:47:39 CRI Komenti juaj Printoni

Mbreti i Norvegjisë Harald V dhe bashkëshortja e tij po vijnë në Kinë, për të zhvilluar bisedime mbi bashkëpunimin dypalësh në energji dhe tregti.

Çifti mbretëror i Norvegjisë do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë nga 11 deri më 20 tetor me ftesën e presidentit të Kinës Xi Jinping.

Ambsadori norvegjez në Kinë, Geir Pedersen

Ambasadori norvegjez Geir Pedersen bëri të ditur që gjatë udhëtimit 10-ditor, çifti mbretëror do të shkojë në Gansu, Pekin, Shangai dhe Jiangsu.

"Në fushën e mjedisit, ne kemi pasur një bashkëpunim për më shumë se 20 vjetë. Norvegjia dhe Kina jan të angazhuara me vendosmëri ndaj Marrëveshjes së Parisit. Kjo do të jetë një temë kryesore në diskutimet politike mes dy palëve. Vizita e mbretit dhe mbretëreshës është një lloj sinjali politik për thellimin e marrëdhënieve Norvegji-Kinë," thotë ambasadori Pedersen.

Harald V, 81-vjeç, e vizitoi Kinën në vitin 1985 si princ i kurorës dhe në vitin 1997 dhe 2008, ai bëri vizita shtetërore në Kinë. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore