Eksperti i BB-së: Tensioni tregtar është i absorbueshëm për Kinën

2018-10-08 10:34:52 CRI Komenti juaj Printoni

Një ish-kryeekonomist i Bankës Botërore tha se tensioni tregtar, që është në zhvillim e sipër midis Kinës dhe ShBA-së, mund të absorbohet nga ekonomia kineze.

Justin Lin Yifu tha se kërkesa e brendshme dhe partnerët tregtarë global do ta ndihmojnë këtë vend gjatë fërkimeve tregtare.

"Kina ka kërkesë të brendshme të lartë, falë së cilës mund të absorbojë devijimet tregtare. Kina bën gjithashtu tregti edhe me vendet evropiane, afrikane, të Azisë Jugore, Qendrore e Lindore, prandaj lufta është vetëm midis Kinës dhe ShBA-së dhe njëkohësisht, kemi edhe shumë miq në botë dhe mund të bashkëpunojmë për realizimin e globalizimit, pa pjesëmarrjen e ShBA-së."

Lin shtoi se rritja e Kinës u ka ofruar shanse rritjeje edhe vendeve të tjera.

"Me rritjen e Kinës shtohen edhe kërkesat e saj për produkte me vlerë më të madhe të shtuar, prodhim të sofistikuar si dhe për mallrat e luksit. Pra nga ajo që shoh, rritja apo ngritja e Kinës, është padyshim një e drejtë legjitime e popullit kinez, ashtu si e çdo vendi tjetër."

Justin Lin Yifu është drejtori i Qendrës së Ekonomisë së Re Strukturore pranë Universitetit të Pekinit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore