Treni Kinë-Europë hap portin e ri në Siemianowka të Polonisë

2018-10-07 09:55:54 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet hekurudhore në Chengdu bënë me dije se mbrëmjen e 29 shtatorit treni i nisur nga Kina mbërriti në Nurnberg të Gjermanisë nëpërmjet ndërrimit të hekurudhës në Siemianowka të Polonisë. Kjo është hera e parë e qarkullimit pas hapjes së linjës Kinë-Europë në Siemianowka të Polonisë.

Ndërrimi midis hekurudhës së gjerë dhe asaj standarde në këtë qytet shënoi se pas Mara dhe Csop nisi me sukses linja e re të transportit në Europë.

Një përgjegjes i Hekurudhës së Chengdu-së tha se hapja e linjës Siemianowka ofroi një mënyrë të re të zgjidhjes së problemit të transportit në Mara dhe do të ngrihet efikasiteti i transportit hekurudhor Kinë-Europë si dhe do të forcohet aftësia e tranportit hekurudhor midis zonës perëndimore të Kinës dhe rajonit Mesdhetar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore