Besimi i popullit, forca e vendit

2018-10-05 16:09:03 CRI Komenti juaj Printoni

1 Tetorin, Ditën Kombëtare të Kinës, kinezët e festojnë në mënyra të ndryshme, përfshirë udhëtimet në pika turistike, qytete e fshatra, e madje edhe jashtë vendit, duke shfrytëzuar nga pushimet 7-ditore.

Sipas të dhënave statistikore zyrtare, vetëm më 1 tetor, krahinat e ndryshme kineze pritën gjithsej 122 milionë turistë dhe patën të ardhura turistike prej 103 miliardë juanësh, shifër kjo 7% më shumë në krahasim me të njëjtën ditë të vitit të kaluar. Kjo vë në pikëpyetje thëniet për të ashtuquajturën "rënie të konsumit në Kinë".

Si pasojë e shtimit të faktorëve të pasigurisë në ekonominë globale, janë shtuar vështirësitë edhe për funksionimin normal të ekonomisë kineze. Autoritetet kineze nuk e mohojnë këtë, por theksojnë se zhvillimi i Kinës është realizuar gjithmonë gjatë kapërcimit të vështirësive dhe se nuk ekziston ndonjë pengesë e pakapërcyeshme. Nga ky këndvështrim, niveli i konsumit të kinezëve gjatë festës pasqyron besimin e tyre te vetja dhe te vendi i tyre.

Në fakt, Kina është ndodhur përpara sfidave shumë serioze në këto vite dhe shumë "profetë" perëndimorë kanë parashikuar recesionin e ekonomisë kineze. Por Kina ka kapërcyer çdo sfidë dhe ka pasur një zhvillim më të mirë. Të tjerët tregojnë shpesh vëmendje për pamjen e jashtme të ekonomisë kineze, por rrallë studiojnë frymën e novacionit, luftës, solidaritetit dhe ëndrrës të kinezëve. Kjo frymë i ka dhënë Kinës gjallëri.

Sheshi Tiananmen në kuadër të Ditës Kombëtare

Udhëheqësit kinezë mendojnë që, nëse populli ka besim, vendi do të këtë forcë dhe kombi do të ketë shpresë. Kjo është epërsia kolosale e Kinës për kapërcimin e vështirësive, përballimin e sfidave dhe arritjen e sukseseve. Kjo epërsi nuk është zmadhuar, por ajo mishërohet në jetën e përditshme të kinezëve, si ekipi i "heronjve të fluturimeve kozmike" dhe "babai i Syrit Qiellor të Kinës" Nan Rendong, që zgjodhi problemet e vështira astronomike pas përpjekjeve dhjetëravjeçare, por edhe miliona kinezë të thjeshtë, ata që jetojnë të vetëm në ishujt detarë për tërë jetën, ata që nxitojnë në rrugë për të çuar pakot ekspres, ata që punojnë me zell për jetën e tyre më të bukur, për të ndihmuar të tjerët dhe për ta bërë vetveten më të mirë.

Syri Qiellor në provincën Guizhou

Fryma e novacionit, e luftës, e solidaritetit dhe e ëndrrës është gjenia e kombit kinez, e cila nuk është ndërprerë kurrë. Si një nga katër qytetërimet të lashta të njerëzimit, qytetërimi kinez ka ende gjallëri të madhe. Mirësia, vënia e njeriut në qendër, ndershmëria, drejtësia, harmonia dhe uniteti përbëjnë botën shpirtërore të kinezëve dhe janë bërë kriteri i veprimeve të kinezëve të thjeshtë në jetën e përditshme. Ky është gjithashtu një çelës për njohjen e kulturës kineze nga të huajt.

Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht perëndimorët, shpesh nuk e kupton dhe madje e keqkupton Kinën, duke menduar se kinezët nuk kanë besim dhe ëndrra. Në fakt, "uniteti i madh" i të gjithë botës është synimi i kombit kinez dhe çdo kinez kërkon prirjen e madhe, drejtësinë dhe moralin. Të gjitha këto kërkime individuale formojnë fuqinë e vendit dhe e bëjnë Kinën një forcë të rëndësishme për mbrojtjen e paqes e të stabilitetit dhe për nxitjen e zhvillimit në botën tonë të pasigurt. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore