Qeveria italiane shpall sistemin e Grupit të Punës për Kinën

2018-10-02 09:53:20 CRI Komenti juaj Printoni

Më 1 tetor sipas orës lokale u zhvillua në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Italisë ceremonia e fillimit të Grupit të Punës të qeverisë italiane për Kinën.

Zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik Michele Geraci u shpreh se do të integrohen burmet e ndryshme qeveritare e jo zyrtare për të përmirësuar më tej efikasitetin e bashkëpunimit me Kinën dhe të shfrytëzojnë mundësitë e rëndësishme që sjell zhvillimi i Kinës.

Ambasadori i Kinës në Itali Li Ruiyu shprehu shpresën se dy vendet do të punojnë së bashku për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Më 20 gusht, Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Italisë publikoi në faqen e saj zyrtare planet për nisjen e sistemit të "Grupit të Punës për Kinën" që do të hartojë planet e reja mbi marrëdhëniet ekonomiko-tregtare me Kinën nëpërmjet dialogut e bashkëpunimit mes qeverive, shoqatave dhe organizatave jozyrtare. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore