Takimi i 10-të i Partneritetit Parlamentar Azi-Europë

2018-09-30 10:34:23 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten u mbyll në Bruksel Takimi i 10-të i Partneritetit Parlamentar Azi-Europë (ASEP10). Në këtë takim dyditor morën pjesë përfaqësues nga mbi 30 vende aziatike dhe europiane. Diskutimet u fokusuan në ndryshimin e klimës, sfidat ndaj mjedisit dhe multilateralizmin.

Zëvendëskryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Zhang Zhijun u shpreh në takim se duhet të zbatohen sa më shpejt masat e duhura për të zgjidhur problemin e ndryshimit të klimës dhe të mjedisit. Ai tha se Kina dëshiron të shkëmbejë përvojën në përmirësimin e mjedisit dhe zhvillimin ekonomik me të gjitha palët në Azi e Europë, të marrë pjesë në qeverisjen shumëpalëshe lidhur me ndryshimin e klimës dhe të ndërtojë një botë të qëndrueshme, të bukur, të pastër e paqësore.

Përfaqësuesit në Takimin e 10-të të Partneritetit Parlamentar Azi-Europë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit shumëpalësh në tregti, ndryshimin e klimës dhe siguri, duke u shprehur se vendet e Azisë e të Europës duhet të riafirmojnë nxitjen e multilateralizmit si mënyra më efektive dhe më e drejtë për të zgjidhur problemet e përbashkëta. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore