Jiang Yu merr pjesë në veprimtarinë e UNDP-s në qytetin e Fierit

2018-09-28 18:04:11 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, mori pjesë në veprimtarinë "Dita e Objektivit të Zhvillimit të Vazhdueshëm" të organizuar nga zyra përfaqësuese e Programit për Zhvillimim të OKB-së (UNDP) në qytetin e Fierit, në Shqipëri.

Në këtë veprimtari morën pjesë koordinatori i OKB-së në Shqipëri Brian Williams, kryetari i bashkisë së qytetit të Fierit Armando Subashi dhe mbi 100 përfaqësues të qarqeve të ndryshme të vendit. Ambasadorja Jiang i njohu të pranishmit me masat, rezultatet dhe përvojën e Kinës në fushën e zbatimit të objektivit të zhvillimit të vazhdueshëm të OKB-së për vitin 2030.

Ambasadorja Jiang u dhuroi gjithashtu nxënësve të Fierit artikuj shkollorë, çanta shkollore etj. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore