Wang Yi: Marrëdhëniet e shëndetshme dhe të qëndrueshme kino-amerikane, në dobi të dy popujve

2018-09-26 10:18:43 CRI Komenti juaj Printoni

Zhvillimi i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve kino-amerikane është i rëndësishëm për dy popujt dhe për paqen e stabilitetin ndërkombëtar. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi në një takim në Nju Jork me përfaqësues të Komisionit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë dhe të Këshillit të Biznesit ShBA-Kinë.

Wang tha se nëse dy palët bashkëpunojnë, ekonomia e ShBA-së mund të arrijë gjallëri të qëndrueshme nga tregu kinez, ndërsa Kina mund të nxisë zhvillimin e saj nëpërmjet tregut të ShBA-së.

Wang shtoi se disa palë në ShBA kanë bërë akuza të vazhdueshme të pabaza dhe të papërgjegjshme kundër Kinës në fusha të tilla si ekonomia, tregtia dhe siguria.

Ai tha se këto akuza mund të shkatërrojnë arritjet e marrëdhënieve dypalëshe që janë bërë në katër dekadat e fundit.

Kina, tha ai, ka synuar gjithmonë dialogun e barabartë dhe të sinqertë për të zgjidhur problemet, por bisedimet duhet të ndërtohen mbi barazinë dhe integritetin. Tarifat e njëanshme të palës amerikane në prag të një raundi të ri të dialogut tregojnë një mungesë sinqeriteti për të zgjidhur problemin.

Përfaqësuesit e Komisionit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë dhe të Këshillit të Biznesit ShBA-Kinë thanë se një marrëdhënie e mirë midis dy vendeve është në interesat themelore të të dy palëve.

Ata thanë se qarqet e biznesit amerikan po mbështesin fuqimisht marrëdhëniet ShBA-Kinë, veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Shumica e njerëzve nga qarku i biznesit të ShBA-së nuk pajtohen me faktin se tarifat mund të zgjidhin çështje të tjera tregtare dhe as me atë që Kina është një forcë armiqësore.

Përfaqësuesit thanë se dy vendet duhet të forcojnë dialogun, të përmirësojnë mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe t'i zgjidhin problemet përmes konsultimeve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore