Kina mbështet bisedimet ShBA-Kore e Veriut mbi çështjen e Gadishullit Korean

2018-09-26 10:15:53 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha se vendi i tij përkrah shtimin e bisedimeve ShBA-Kore e Veriut mbi çështjen e Gadishullit Korean.

"Mbështesim dhe shpresojmë që ShBA-ja dhe Koreja e Veriut do të shtojnë kontaktet, do të zhvillojnë bisedime dhe do të kujdesen për shqetësimet e arsyeshme të njëra-tjetrës, për të forcuar vazhdimisht besimin reciprok dhe për të nxitur zgjidhjen politike të çarmatimit bërthamor të Gadishullit Korean. Kina e ka shprehur shumë herë qëndrimin e saj për realizimin e një deklarate që i jep fund luftës në Gadishullin Korean. Ne besojmë se shpallja e një deklarate të tillë përputhet me prirjen e kohës dhe vullnetin e përbashkët të njerëzve nga të gjitha vendet."

Geng shtoi se Kina do të luajë rol të dukshëm për ruajtjen e paqes në Gadishullin Korean.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore