Kina publikoi Librin e Bardhë mbi fërkimet tregtare Kinë-ShBA

2018-09-24 13:57:41 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi Librin e Bardhë mbi "Faktet dhe Qëndrimin e Palës Kineze për Fërkimet Tregtare Kinë-ShBA", më 24 shtator për të shtjelluar faktet mbi marrëdhëniet ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA. Në këtë dokument sqarohet qëndrimi i Kinës ndaj fërkimeve dypalëshe tregtare dhe për gjetur një rrugëzgjidhje të arsyeshme për çështjen në fjalë.

Përmbajtja e plotë e librit të bardhë konsiston në rreth 36 mijë fjalë. Përveç parathënies dokumenti përbëhet nga 6 pjesë: bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe SHBA-së është reciprokisht i dobishëm dhe i favorshëm, faktet e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA, proteksionizmi tregtar i qeverisë amerikane, hegjemonizmi tregtar i qeverisë amerikane, dëmet e praktikave të papërshtatshme të qeverisë amerikane për zhvillimin e ekonomisë botërore dhe qëndrimi i Kinës.

Në Librin e Bardhë thuhet se, Kina është vendi më i madh në zhvillim në botë dhe ShBA-ja është vendi më i madh i zhvilluar në botë. Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA janë me rëndësi të madhe për dy vendet dhe kanë një ndikim vendimtar në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik botëror.

Libri i Bardhë nënvizoi që faza e zhvillimit dhe sistemi ekonomik i Kinës dhe i ShBA-së janë të ndryshme, prandaj është një fenomen i zakonshëm që dy vendet të kenë fërkime ekonomiko-tregtare. Ajo që është e rëndësishme është gjetja e rrugës për nxitjen e besimit të ndërsjelltë, të bashkëpunimit dhe të trajtimit të dallimeve. Prej kohësh, nën parimin e barazisë, racionalitetit dhe afrimit të qëndrimit, dy qeveritë kanëngritur mekanizma të ndryshëm bashkërendues si Komisioni i Përbashkët Tregtar Kinë-ShBA, Dialogu Ekonomik dhe Strategjik, Dialogu Strategjik dhe Ekonomik Kinë-ShBA, Dialogu i Gjithanshëm Ekonomik etj. Dy palët kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar që marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dypalëshe të kapërcejnë pengesat e ndryshme gjatë rreth 40 viteve të fundit, të zhvillohen dhe të bëhen helika e marrëdhënieve kino-amerikane.

Sipas Librit të Bardhë, pas ardhjes në pushtet në vitin 2017, nën parullën "Amerika e para ", qeveria e re amerikane braktisi parimet bazë të ndërveprimit ndërkombëtar si respekti i ndërsjelltë dhe konsultimet e barabarta dhe nisi të zbatojë unilateralizmin, proteksionzimin dhe hegjemonizmin ekonomik. Qeveria e ShBA-së akuzon pabaza njënumër vendesh dhe rajonesh, sidomos Kinën, dhe me anë të shtimit të vazhdueshëm të tarifave doganore, kërcënon Kinën ekonomikisht dhe orvatet të ushtrojë në mënyrë ekstreme presion mbi Kinën për të garantuar interesat e veta.

Në Librin e Bardhë thuhet se përballë kësaj gjendje, Kina ka bërë përpjekje të paepura për stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomiko-tregtare, ka zhvilluar disa raunde konsultimesh dhe ka paraqitur projekte konkrete, duke u nisur nga gjendja e përgjithshme e mbrojtjes së interesave të përbashkëta të të dy vendeve dhe të rendit të tregtisë botërore.

Kina e ka vënë theksin tek parimi bazë i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve, duke iu përgjigjur ShBA-së me durim dhe sinqeritet, duke trajtuar si duhet mosmarrëveshjet në mënyrë objektive e duke lënë mënjanë divergjencat e duke kapërcyer vështirësitë e ndryshme.

Por në të njëjtën kohë, ShBA-ja ka shkelur herë pas here premtimet e veta dhe ka provokuar vazhdimisht Kinën, gjë që shkaktoi përshkallëzimin e vazhdueshëm brenda një kohe të shkurtër të fërkimeve tregtare kino-amerikane.

Si pasojë, u dëmtuan shumë rëndë këto marrëdhënie të kultivuara nga dy qeveritë dhe dy popujt gjatë shumë vjetëve me radhë dhe u kërcënuan seriozisht sistemi i tregtisë shumëpalëshe si dhe parimi i tregtisë së lirë. Për të sqaruar faktet e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare kino-amerikane, shtjelluar qëndrimin politik të Kinës për fërkimet tregtare kino-amerikane dhe për të nxitur zgjidhjen si duhet të problemeve, qeveria kineze publikoi në veçanti këtë dokument.

Në Librin e Bardhë vihet në dukje se marrëdhëniet ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA kanë të bëjnë me mirëqënien e dy popujve si dhe paqen, lulëzimin dhe stabilitetin botëror. Për Kinën dhe ShBA-në, bashkëpunimi është e vetmja alternativë e drejtë dhe arritjet e përbashkëta do të çojnë drejt një të ardhmeje më të bukur. Qëndrimi i Kinës është i qartë, konsekuent dhe i vendosur. (Zhan Dian/ Wang Xianya/ Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore