Nis operimin linja e shpejtë Pekin-Hong Kong

2018-09-24 10:17:48 CRI Komenti juaj Printoni

Linja e trenave me shpejtësi të lartë Pekin-Hong Kong nisi operimin pas nisjes së shërbimit të pjesës hekurudhore në Rajonin e Hong Kong-ut.

Treni i parë i shpejtësisë së lartë u nis nga Pekini mëngjesin e së dielës dhe mbërriti në Hong Kong në mbrëmje.

Tani, koha e udhëtimit mes dy qyteteve është rreth nëntë orë nga mbi 24 orë që ishte më parë.

Treni transporton udhëtarët në qytete të ndryshme duke përfshirë Shijiangzhuang, Wuhan-in, Guangzhou-n dhe Shenzhen-in.

Deri në fund të vitit 2017, gjatësia e rrjetit hekurudhor të Kinës me shpejtësi të lartë arriti 25 mijë kilometra, më i gjati i këtij lloji në botë.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore