Kina importoi 4.7 mln tonë gaz të lëngshëm natyror në gusht

2018-09-24 10:15:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kina importoi mbi 4.7 milionë tonë gaz të lëngshëm natyror në gusht, një rritje kjo 50 për qind në krahasim me një vit më parë.

Importi i përgjithshëm i këtij gazi në tetë muajt e parë arriti mbi 30 milionë tonë, duke u rritur 47 për qind nga një vit më parë.

Sipas kompanisë "IHS Markit", Kina tejkaloi Korenë e Jugut duke u bërë importuesja e dytë më e madhe në botë e gazit të lëngshëm vitin e kaluar.

Rritja e importeve të gazit natyror në Kinë ka ardhur për të përmbushur rritjen e konsumit të brendshëm, të nxitur kryesisht nga politikat mjedisore për të zëvendësuar prodhimin e energjisë nga qymyrguri.

Sipas një raporti nga kjo industri, Kina ka gjasa të tejkalojë Japoninë dhe të bëhet importuesja e parë në botë e gazit të lëngshëm natyror vitin e ardhshëm, me importet që pritet të arrijnë në 170 miliardë metër kub deri në vitin 2023, kryesisht gaz të lëngshëm natyror. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore