Britani, Partia Laburiste kërkon zgjedhje të reja për referendumin e dytë të Brexit

2018-09-24 10:13:07 CRI Komenti juaj Printoni

Partia opozitare në Britani, Partia Laburiste, kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja për një referendum të dytë mbi Brexit-in.

Kjo e ka vënë nën presion kryeministren Theresa May, planet e të cilës për një "marrëveshje divorci" me BE-në kanë hyrë në rrugë qorre.

Duke folur në programin e Andrew Marr në BBC, Jeremy Corbyn i Partisë Laburiste tha se ndërsa dëgjon një debat mbi një votim të dytë të mundshëm mbi anëtarësimin e Britanisë, ai do të preferonte të mbahen zgjedhje të menjëhershme nëse May dështon në arritjen e një marrëveshje që laburistët mund të mbështesin në parlament.

Po të dielën në të njëjtin program, sekretari britanik për Brexit-in Dominic Raab përsëriti zotimin e May-t për të qëndruar e qetë gjatë bisedimeve.

Britania do të dalë nga BE-ja në marsin e vitit 2019.

Mrekulli
Lajmet Kryesore