Rruga e mëndafshit në epokën e re

2018-09-21 09:51:54 CRI Komenti juaj Printoni

Më 20 shtator, në qytetin Zhuhai, u organizua Forumi i 2-të i Komunikimit Ndërkombëtar "Rruga Detare e Mëndafshit e Shekullit të 21-të", i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës dhe provinca Guandong. Specialistët e njohur dhe mediat e ndryshme zhvilluan shkëmbimet e thella rreth masave e arritjeve të nismës "Një brez, një rrugë", forcimit të bashkëpunimeve mes mediave etj. 

Viti 2018 është 5 vjetori i propozimit të nismës "Një brez, një rrugë" nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping. Nisma "Një brez, një rrugë" mbulon kontinetin dhe oqeanin, lidh historinë e kaluar me të ardhmen dhe forcon komunikimet mes Kinës dhe botës.

Mysafirët e huaj pjesëmarrës në këtë forum, përfshijnë shumë miqtë e vjetër të popullit kinez, një ndër të cilave është ish-kryeministri francez Jean-Pierre Raffarin, i quajtur si "zoti kinez" në Francë. Ai vlerësoi lart nismën "Një brez, një rrugë" të paraqitur nga Kina. Në Festën e Pranverës të vitit 2018, ai publikoi në llogarinë e mediave shoqërore, një letër të përshëndetjes, ku shprehu shpresën se nisma "Një brez, një rrugë" bëhet lidhja e re e miqësive franceze-kineze. Ai tha:

"Do të zhvillojmë më shumë bashkëpunimet përgjatë 'brezit ekonoimk të rrugës së mëndafshit' dhe 'rrugës detare të mëndafshit të shekullit të 21-të'. Do të zhvillojmë shumë programet e bashkëpunimit në lidhjet e infrastrukturës, lidhjet e tregtisë, lidhjet financiare. Në bashkëpunimet e nismës 'Një brez, një rrugë', të gjitha vendet përkatëse bisedojnë për bashkëpunimet dhe formojnë perspektivën e re. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për Europë."

Para mbi 2000 vjetëve,ekipet e devevë tregtarë kalojnë rrugën e mëndafshit të lashtë. Në kohët e sotme të globalizimit ekonomik, nisma "Një brez, një rrugë" shfaqi bukurinë e re në shekullin e ri. Kjo është rëndësia e temës së këtij forumi "Epoka e re, Rruga e re Mëndafshit, imazhi i ri".

Mrekulli
Lajmet Kryesore