BE publikon strategjinë për lidhjen e Europës me Azinë

2018-09-21 11:39:52 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian dhe Agjencia e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm (EEAS) e BE-së publikuan të mërkurën një dokument, ku shtjellohet plani i realizimit të vizionit të BE-së për "Lidhjen më të mirë të Europës dhe Azisë", me dëshirën e forcimit të bashkëpunimit me vendet aziatike.

Në një deklaratë të publikuar në të njëjtën ditë nga Komisioni Europian thuhet se Unioni do të punojë për krijimin e një modeli europian të ndërlidhshmërisë, duke e ndërthurur me realitetin në Azi gjatë procesit të zbatimit. Bashkimi Europian do t'i kushtojë më shumë vëmendje krijimit të ndërlidhmërisë me vendet aziatike në fushat e transportit, energjetikës, digjitalizimit dhe shkëmbimeve njerëzore, krahas nxitjes së bashkëpunimit në sferat dypalëshe, rajonale dhe brenda organizatave ndërkombëtare.

Për sa u përket lidhjeve dypalëshe, në deklaratë përmendet si shembull "Platforma e ndërlidhshmërisë BE-Kinë", i cila, sipas dokumentit, do t'i ndihmojë të dyja palët të krijojnë sinergji mes tyre dhe të shmangin mosmarrëveshjet.

Siç mësohet, ky dokument politik do t'i dorëzohet Parlamentit Europian e Këshillit Europian për shqyrtim dhe do të diskutohet në samitin e Brukselit, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore