Linja hekurudhore me shpejtësi të lartë që lidh Hong Kong-un me pjesën kontinentale të Kinës, e rëndësishme për Hong Kong-un

2018-09-21 21:06:25 CRI Komenti juaj Printoni
Shefja Ekzekutive e Hong Kong-ut po pret fillimin e shërbimit të një linje të re hekurudhore me shpejtësi të lartë që do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve midis Hong Kong-ut dhe pjesës kontinentale të Kinës.

Nga pjesa e Hong Kong-ut, hekurudha me shpejtësi të lartë Guangzhou-Shenzhen-Hong Kong është planifikuar të hapet për pasagjerët të dielën.

Hekurudha prej 26 kilometrash do të lidhë Hong Kong-un me rrjetin hekurudhor kombëtar me shpejtësi të lartë i cili shtrihet në një distancë prej 25 000 kilometrash.

Pasagjerët nga Hong Kong-u do të mund të udhëtojnë direkt drejt 44 destinacioneve të pjesës kontinentale të Kinës.

Një pjesë e rëndësishme e funksionimit të kësaj linje hekurudhore do të jetë një "marrëveshje e përbashkët" që lejon procedurat "one-stop" të zhdoganimit në stacionin "West Kowloon" të Hong Kong-ut.

Carrie Lam thotë se kjo do të ndihmojë nxitjen e zhvillimit ekonomik të Hong Kong-ut, të përmirësojë jetesën e njerëzve dhe të rrisë shkëmbimet me pjesën kontinentale në të gjitha fushat. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore