Kina i bën thirrje ShBA-së të rishikojë sanksionet mbi ushtrinë kineze

2018-09-21 19:50:09 CRI Komenti juaj Printoni
Autoritetet kineze i kanë kërkuar me vendosmëri të madhe Uashingtonit të heqë dorë nga të ashtuquajturat sanksione kundër ushtrisë kineze, duke e paralajmëruar ShBA-në se po dëmton seriozisht marrëdhëniet midis dy vendeve dhe forcave të tyre ushtarake.

Uashingtoni vendosi më parë sanksione mbi Departamentin e Zhvillimit të Pajisjeve të Ushtrisë Kineze dhe drejtorit të saj, duke cituar të ashtuquajturën Akt të Kundërvënies ndaj Kundërshtarëve të Amerikës nëpërmjet Sanksioneve.

Ministria e jashtme e Kinës ka paraqitur zyrtarisht ankesë ndaj palës amerikane, ku kërkon që Uashingtoni të ndreqë menjëherë gabimet, përndryshe duhet të mbajë përgjegjësi. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore