ShBA: Hapi i parë i Koresë së Veriut duhet të jetë denuklearizimi

2018-09-21 17:36:25 CRI Komenti juaj Printoni
Uashingtoni ka përsëritur se Pheniani duhet, para së gjithash, të realizojë denuklearizimin e Gadishullit Korean, pastaj të vendosë ndonjë masë korresponduese reciproke.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ShBA-ja do t'u qëndrojë sanksioneve të saj në mënyrë që të arrihet denuklearizimi i plotë i Gadishullit.

Gjatë takimit të tyre në Phenian, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ranë dakord të ndërmarrin hapa të mëtejshëm drejt denuklearizimit dhe paqes në Gadishullin Korean.

Moon Jae-in u shpreh gjithashtu se Kim Jong Un shpreson që samiti i tij i dytë me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, të zhvillohet sa më parë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore