Krijohet sistemi i bashkëpunimit për mbrojtjen e mjedisit "16+1"

2018-09-21 17:34:16 CRI Komenti juaj Printoni
Të enjten, u zhvillua në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, konferenca në rang ministrash e bashkëpunimit mbi mbrojtjen e mjedisit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Në konferencë u miratua "Dokumenti i kornizës për bashkëpunimin në mbrojtje të mjedisit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore" duke krijuar kështu sistemin e bashkëpunimit të mbrojtjes së mjedisit "16+1".

Në fjalimin e mbajtur në konferencë, presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanovic, u shpreh se sistemi "16+1" është një platformë që nxit bashkëpunimin midis dy palëve. Në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ky sistem ka rëndësi të madhe për të gjitha vendet pjesëmarrëse në të.

Ministri i Mjedisit Ekologjik i Kinës, Li Ganjie, u shpreh se vendet e Europës Qendrore e Lindore janë partnerë të rëndësishëm të bashkëpunmit të nismës "Një brez, një rrugë". Sipas tij, krijimi i sistemit të bashkëpunimit të mbrojtjes së mjedisit "16+1" do të jetë në favor të përballimit të ndotjes së ajrit, të administrimit të mbeturinave, të ndryshimeve klimaterike, të mbrojtjes së shumëllojshmërisë biologjike etj. duke futur energjinë e re në bashkëpunimin "16+1". (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore