Xi bën thirrje për përqëndrimin e reformave në zgjidhjen e problemeve praktike

2018-09-21 09:28:31 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez ka bërë thirrje për reforma të mëtejshme për të gjetur zgjidhje praktike mbi problemet e vendit.

Xi Jinping-u, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, drejtoi të enjten një mbledhje të komitetit qendror për thellimin e reformës së përgjithshme.

Në një deklaratë e publikuar pas mbledhjes thuhet se duhet të bëhen më shumë përpjekje për të ndihmuar në zhvillimin me cilësi të lartë në fushat kryesore, duke përfshirë manifakturën, industrinë e teknologjisë së lartë, shërbimin dhe infrastrukturën, si dhe shërbimet publike.

Në deklaratë vërehet se zonave të lira të tregtisë pilot duhet t'u jepen më shumë fuqi për reformë dhe hapje, si dhe mbështetje me politika, për të krijuar një mjedis të mirë për investime, për të shtuar lehtësimin e tregtisë dhe për t'i bërë risitë financiare t'i shërbejnë ekonomisë reale.

Në mbledhje u theksua gjithashtu nevoja për rregullimin e çështjes së vaksinave, duke vënë në dukje se duhet të miratohen masa të rrepta për kontrollin e hyrjes dhe mbikëqyrjen e tyre në treg. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore