Kina, studion masat konkrete për të ndihmuar ndërmarrjet të përballojnë tarifat shtesë

2018-09-20 20:40:29 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës u shpreh të enjten se sipas vlerësimeve paraprake, 50% e ndërmarrjeve që po përballen me pasojat negetive të tarifave të reja shtesë të ShBA-së janë kompani me investim të huaj. Aktualisht, Kina po studion masat konkrete për t'iu ardhur në ndihmë ndërmarrjeve që të përballojnë tarifat shtesë.

Qeveria amerikane do të vendosë më 24 shtator tarifa shtesë 10% për produktet e importuara nga Kina me vlerë 200 miliardë dollarë amerikanë. Në një konferencë shtypi të mbajtur të enjten në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, Gao Feng, tha:

"Sipas statistikave fillestare, tarifa shtesë e vendosur së fundmi prek 6 kategori të ndryshme mallarash, si industria elektromekanike, industria e lehtë, industria tekstile dhe e veshjeve, industria kimike, ajo e prodhimeve bujqësore dhe industria e barnave mjeksore. 50% e ndërmarrjeve që po përballen me pasojat negative të tarifave të reja shtesë të ShBA-së janë kompani me investim të huaj. Mund të shohim qartë se proteksionizmi tregtar amerikan jo vetëm që dëmton interesat e ndërmarrjeve dhe të konsumatorëve kinezë e amerikanë, por ai dëmton gjithashtu sigurinë e zinxhirit të industrisë globale dhe të zinxhirit furnizues", tha ai.

Njëkohësisht, Gao Feng vuri në dukje se Kina po studion masat konkrete për të ndihmuar ndërmarrjet që të përballen me vështirësi e sfida të shumta. (Çang Çuo/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore