Xi Jinping-u shpreh urime për Ditën Ndërkombëtare të Paqes

2018-09-20 11:39:24 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën u zhvillua në qytetin Nankin të Kinës një veprimtari përkujtimore lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Paqes 2018. Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PKK-së dhe presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një letër urimi në emër të PKK-së, të qeverisë kineze, të popullit kinez dhe në emrin e tij personal. "U shpreh mirëseardhjen e sinqertë mysafirëve të vendeve të ndryshme, organizatave popullore të paqes, përfaqësuesve të instituteve studimore të sigurisë dhe personaliteteve të qarqeve të ndryshme," thekson presidenti Xi në mesazhin e tij.

Xi Jinping-u vuri në dukje se paqja ka qenë gjithmonë aspirata e përgjithshme dhe dëshira e sinqertë e njerëzimit. Në botën e sotme, paqja dhe zhvillimi janë bërë tema e kohës. Por, kërcënimet e sigurisë që ndodhen përpara vendeve të ndryshme janë bërë më të ndërlikuara dhe rreziku i luftës vazhdon të ekzistojë dhe nuk është zhdukur. Kombi kinez e do paqen dhe e di mirë se ajo është e shtrenjtë. Kina do të ecë me vendosmëri në rrugën e zhvillimit paqësor dhe do të jetë gjithmonë ndërtuese e paqes në botë, kontribuuese për zhvillimin e botës dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar.

Numri një i shtetit kinez theksoi se, që prej vendosjes së Ditës Ndërkombëtare të Paqes, përpjekjet për përhapjen e konceptit të paqes dhe mbrojtjen e paqes në botë janë bërë një platformë e rëndësishme e palëve të ndryshme për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurimit dhe për përqendrimin e forcave për arritjen e paqes në botë.

Sivjet tema e veprimtarisë përkujtimoreme rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes është "Nxitja e ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit, krijimi i përbashkët i paqes së qëndrueshme dhe bota me paqe të përgjithshme". Kjo temë është në përputhje me qëllimin e krijimit të Ditës Ndërkombëtare të Paqes dhe me interesat themelore të vendeve dhe të popujve të ndryshëm të botës. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore