Li Keqiang-u takohet me presidenten e Estonisë

2018-09-20 10:31:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të mërkurën në qytetin kinez Tianjin me presidenten e Estonisë Kersti Kaljulaid, që ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Forumin Veror të Davosit.

Në takim, z. Li shprehu urimet e tij për 100-vjetorin e pavarësisë së Estonisë, duke vënë në dukje se zhvillimi i qëndrueshëm dhe i shëndetshëm i marrëdhënieve dypalëshe është në përputhje me interesat e të dy popujve. Sipas tij, takimi i presidentëve të të dy vendeve të martën i ka dhënë gjallëri të re forcimit të marrëdhënieve dypalëshe. Kina dëshiron të zhvillojë bashkëpunimin me palën estoneze në bazë të respektit të ndërsjellë, trajtimit të barabartë dhe mësimit nga njëri-tjetri.

Kreu i qeverisë kineze vuri në dukje se të dyja vendet duhet të forcojnë integrimin e strategjive të zhvillimit, duke shfrytëzuar mekanizmin "16+1", për të shtuar bashkëpunimin në fushat e ndërlidhshmërisë, të energjisë, të përpunimit të drurit etj., në bazë të epërsisë gjeografike të Estonisë. Li Keqiang-u i nxiti kompanitë e të dy vendeve të zhvillojnë bashkëpunim për tregtinë në internet, për të krijuar një platformë elektronike për përmirësimin e prodhimit të ndërmarrjeve dhe konsumit të banorëve të thjeshtë. Ai shprehu dëshirën edhe për shtimin e shkëmbimeve njerëzore, kulturore, arsimore dhe turistike.

Presidentja estoneze Kersti Kaljulaid u shpreh në takim se marrëdhëniet midis vendit të saj dhe Kinës po zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme dhe dialogu dypalësh është forcuar. Estonia dëshiron të forcojë bashkëpunimin me palën kineze në fushat e energjetikës, bujqësisë, infrastrukturës dhe të produkteve të drurit, duke thelluar bashkëpunimin brenda kornizës së nismës "Një brez, një rrugë". Sipas saj, populli estonez kanë një interes gjithnjë e më të madh për kulturën kineze dhe dëshiron të forcojë shkëmbimet kulturore-njerëzore me palën kineze.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore