Kreu i KON-it mirëpret organizimin e Olimpiadës 2032 nga dy Koretë

2018-09-20 11:21:01 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Thomas Bach shprehu të mërkurën "mirëpritjen e madhe" për dëshirën e Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut për organizimin e përbashkët të Lojërave Olimpike 2032.

Foto:Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in zhvilluan të mërkurën bisedime në Penian, ku diskutuan detajet mbi bashkëpunimin e ardhshëm në ekonomi, turizëm, shëndetësi, kulturë dhe sport. Në bisedime u diskutua edhe lidhur me përpjekjet dypalëshe për organizimin e përbashkët të Olimpiadës së vitit 2032.

Bach tha se pas Olimpiadës Dimërore të Pyeongchang-ut, sporti mund të japë përsëri ndihmesë për paqen në Gadishullin Korean dhe në botë. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik shpreson në mënyrë të sinqertë që bisedimet politike të çojnë me sukses në hyrjen e dy Koreve në fazën e kandidimit.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka bërë të ditur se vendi organizator i Olimpiadës 2032 do të caktohet në vitin 2025. Deri tani Gjermania, India dhe Indonezia kanë shprehur interesin për të qenë vende mikpritëse të kësaj olimpiade.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore