Pompeo: ShBA-ja, e gatshme për bisedime të menjëhershme me Korenë e Veriut

2018-09-20 11:00:14 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Shtetit i ShBA-së Mike Pompeo tha që vendi i tij mirëpret "premtimet e rëndësishme" të Phenianit gjatë samitit ndërkorean që u mbajt ditën e mërkurë.

Pompeo shtoi se Uashingtoni është i gatshëm të nisë menjëherë bisedimet për të arritur objektivin e denuklearizimit të Koresë së Veriut "deri në janar 2021".

Kreu i diplomacisë së amerikane bëri të ditur që ai ka biseduar me homologun e tij koreanoverior në mëngjesin e së mërkurës, dhe e ftoi atë për një takim javën që vjen në Nju-Jork, kur do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Deklarimi zyrtar i ShBA-së u bë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ra dakord të bëjë së shpejti një vizitë historike në Seul dhe të mbyllë një poligon të provave raketore nën vëzhgimin e inspektorëve ndërkombëtarë. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore