Kina do të nisë raketën "Marshimi i Madh 9" në vitin 2028

2018-09-19 10:58:34 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia kineze e hapësirës ka bërë të ditur se Kina planifikon të lëshojë raketën e saj "Marshimi i Madh 9" në vitin 2028.

Gjatësia e raketës pritet të arrijë më shumë se 90 metra.

Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës thotë se raketa do të jetë në gjendje të mbajë një ngarkesë prej 140 tonësh në orbitën e ulët të Tokës, pesë herë më shumë se raketa "Marshimi i Madh 5".

Kina po prodhon gjithashtu një raketë hapësinore të mesme, "Marshimi i Madh 8", që pritet të lëshohet në vitin 2020. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore