Presidenca jugkoreane: Në takimin Kim-Moon do të diskutohen tre çështje

2018-09-18 09:32:05 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Koresë së Jugut Im Jong-seok u shpreh të hënën në Seul se në takimin e liderëve të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut që do të zhvillohet në Phenian, do të diskutohen tre çështje. Temat e diskutimeve do të jenë marrëdhëniet mes dy Koreve, nxitja e dialogut mes Koresë së Veriut e ShBA-së dhe zbutja e tensionit ushtarak në Gadishullin Korean.

Im Jong-seok bëri të ditur që presidenti koreanojugor Moon Jae-in mbërriti në Phenian të martën paradite dhe pas drekës do të takohet me liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Të mërkurën të dyja palët do të vazhdojnë bisedimet. Nëse këto bisedime janë pozitive, do të zhvillohet një konferencë për shtyp, ku do të shpallen rezultatet e tyre. Por programi i takimit dhe i bisedimeve mund të ndryshojë bazuar në gjendjen konkrete të konsultimeve dypalëshe.(Jiang Lei)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore