India lëshon me sukses raketat portative antitank

2018-09-18 10:43:34 CRI Komenti juaj Printoni

India lëshoi ditët e fundit raketa portative antitank, të studiuara dhe të prodhuara në mënyrë të pavarur.

Në një deklaratë të publikuar të hënën nga Ministria e Mbrojtjes e Indisë thuhet se të shtunën dhe të dielën, Organizata e Kërkimit dhe e Zhvillimit e Mbrojtjes e Indisë zhvilloi me sukses dy prova me raketat e sipërpërmendura në poligonin në provincën Maharashtra. "Provat e arritën objektivin e parashikuar" thuhet në deklaratë, por emri dhe hollësitë teknike të raketave nuk bëhen të ditura.

Sipas një njoftimi tjetër, raketat i përkasin brezit të tretë të raketave antitank të Indisë, me rreze maksimale 2.5 kilometra dhe me peshë 14.5 kg. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore