Rritet numri i rasteve të arbitrazhit tregtar në Kinë në 2017-n

2018-09-17 10:58:05 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një raporti të ri, rastet e arbitrazhit tregtar në Kinë u rritën me 15% në vitin 2017.

Pothuajse 240 mijë raste janë trajtuar nga 253 komisione arbitrazhi në të gjithë vendin.

Çështjet në dy kategoritë kryesore përfshijnë pasuritë e patundshme dhe financat, në rastet kur oferta kalon 22 miliardë dollarë amerikanë.

Vitin e kaluar, shuma e ofertës në raste e arbitrazhit lidhur me të huajt ishte mbi 10 miliardë dollarë, një rritje me bazë vjetore 22.5 për qind.

Ofertat mesatare të këtyre rasteve arritën një rekord rreth 4.5 milionë dollarë.

Wang Chengjie nga Komisionit Ndërkombëtar i Kinës për Arbitrazhin Ekonomik dhe Tregtar tha se vendi po planifikon të krijojë më shumë qendra për t'u marrë me këto raste.

"Krijuam 10 degë ose qendra në Kinë si dhe tre qendra jashtë vendit. Ne ngritëm qendrën tonë amerikanoveriore të arbitrazhit në Vancouver dhe do të hapim së shpejti një qendër europiane arbitrazhi në Vjenë. Këtë vit do të ngremë një qendër ndërmjetësimi në shërbim të palëve me metoda të shumta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve."

Aktualisht janë 79 arbitra për mosmarrëveshjet e investimeve ndërkombëtare, me dy të tretat nga vendet e huaja.

Mrekulli
Lajmet Kryesore