Irani: Propozimet e reja tregtare evropiane, praktike

2018-09-17 20:41:10 CRI Komenti juaj Printoni

Evropianët i kanë bërë propozime të reja tregtare Iranit, të cilat mund të sigurojnë interesat e Iranit në kuadrin e marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare të vitit 2015, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Bahram Qasemi të hënën.

Propozimet e mëparshme nga pala evropiane nuk mund të siguronin garanci të mjaftueshme për shitjen e naftës së Iranit në Evropë apo për ta ndihmuar Iranin të hynte në tregun financiar ndërkombëtar, theksoi ai.

Megjithatë, propozimet e fundit nga evropianët duken praktike, tha zëdhënësi, duke shtuar se "ne jemi duke kërkuar mekanizma për të vazhduar bashkëpunimin ekonomik me ta".

Mrekulli
Lajmet Kryesore