Koreja e Veriut: deklarata e fundit e ShBA-së, do të jetë tema e parë e bisedimeve reciproke Kore e Veriut-ShBA

2018-09-16 10:50:12 CRI Komenti juaj Printoni

Gazeta koreanoveriore "Labor News" publikoi të shtunën një artikull ku kritikon politikanët konservatorë amerikanë, të cilët kanë shprehur dyshime për sinqeritetin e palës koreanoveriore, lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve Kore e Veriut-ShBA dhe denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Në këtë artikull, theksohet se pala amerikane duhet të veprojë në mënyrë praktike dhe të publikojë një deklaratë përfundimtare në të cilën duhet të shfaqë besim dhe respekt ndaj Koresë së Veriut.

Sipas artikullit, pala koreanoveriore është e mendimit se shpallja e përfundimit të luftës ishte qëllimi kryesor për t'i dhënë fund njëherë e përgjithmonë luftës në Gadishullin Korean dhe për të ndërtuar besim reciprok mes Koresë së Veriut dhe ShBA-së.

Sipas këtij artikulli, zotërimi i forcave frenuese bërthamore nga pala koreanoveriore është për të t'u mbrojtur dhe përballuar kërcënimet bërthamore që vijnë nga ShBA-ja. Nëse një shkak i tillë nuk ekziston më, Koreja e Veriut nuk ka përse të harxhojë shuma të mëdha parash për të zotëruar armët bërthamore. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore