Turqi, qeveria bllokon projektet e reja për të mos thelluar krizën në vend

2018-09-15 09:57:33 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi për një pezullim të të gjitha projekteve të reja të investimeve qeveritare, në një përpjekje për të balancuar buxhetin dhe për të luftuar inflacionin me dy shifra që ka pushtuar ekonominë turke momentalisht.

Ankaraja do të vazhdojë të financojë projektet ekzistuese të mbështetura nga qeveria.

Ato përfshijnë projekte të mëdha infrastrukturore të cilat kanë nisur nën qeverisjen e Erdogan-it, gjatë dekadës së fundit, si aeroporti i ri i Stambollit, tuneli i Euroazisë dhe një urë e tretë mbi ngushticën e Bosforit.

Aeroporti i ri i Stambollit, i cili pritet të hapet në tetor, do të jetë një nga aeroportet më të mëdhenj në botë.

Në njoftimin e bërë për bllokimin e projekteve të reja qeveritare, Erdogan-i bëri të ditur gjithashtu hapjen e një zyrë të re për monitorimin e të gjitha shpenzimeve të sektorit publik. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore