Karolina e Veriut, Uragani "Florence" vret 5 persona, mes tyre një fëmijë

2018-09-15 09:56:56 CRI Komenti juaj Printoni

Uragani "Florence" ka goditur shtetin juglindor të ShBA-së, Karolinën e Veriut, duke shkaktuar të paktën pesë viktima deri më tani.

Përmbytjet e rënda raportohen të kenë ndodhur në komunitete të shumta përgjatë bregut të Karolinës Veriore dhe asaj Jugore.

Parashikimet thonë se uragani "Florence" do të vazhdojë të godasë rajonin edhe gjatë fundjavës.

Më shumë se 25 mijë njerëz janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre drejt strehimeve emergjente në të dy Karolinat.

Sipas parashikimeve, "Florence" do të vazhdojë të godasë në Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut para se stuhitë të kthehen në veri.

Ndërkohë që uragani parashikohet të dobësohet në brendësi të zonave të prekura, ai pritet të sjellë me vete erëra dhe shira të fortë në shumë pjesë të bregut lindor të ShBA-së. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore